Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, ka ndarë një pjesë të fjalimit nga Kuvendi ku ka kritikuar partinë në pushtet për mospunë gjatë këtij mandati katërvjeçar.
Ai akuzoi Qeverinë se asnjë magjistrale e asnjë autostradë të vetme nuk ka mundur ta kryejë, duke shtuar se ka realizuar vetëm katër çerdhe për katër vjet.
“Qytetari i Kosovës mezi po e lidh muajin me muaj për shkak të çmimeve të larta, pagave të larta dhe për shkak të mosinvestimeve tuaja. Kjo është qeveria më rekorde e shkeljeve kushtetuese”.