Niset anija ushtarake italiane, 49 emigrantë drejt Lezhës - Gazeta Express
string(56) "niset-anija-ushtarake-italiane-49-emigrante-drejt-lezhes"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2025 13:51

Niset anija ushtarake italiane, 49 emigrantë drejt Lezhës

Lajme

Gazeta Express

26/01/2025 13:51

Marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për kampin e refugjatëve në Lezhë rijetëzohet sërish. Mediat italiane njoftojnë se anija ushtarake “Kasiopea” me 49 emigrantë është nisur drejtë brigjeve të Shën Gjinit.

Kjo është herë e tretë që në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë emigrantë të cilët do të trajtohen në qendrat pritëse të ngritura në Gjadër të Lezhës. Dy transfertat e para dështuan për shkak se drejtësia italiane vendosi kundër marrëveshjes. Por këtë herë kjo gjë pritet të mos ndodhë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Romë që e legjitimoi marrëveshjen Rama-Meloni, shkruan A2 CNN.

Qendra pritëse e emigrantëve në Gjadër të Lezhës nisi operimin në shtatorin e 2024 pas ndërtimit nga pala italiane. Sipas marrëveshjes, territori i dy qendrave pritëse administrohet nga pala italiane, ndërsa autoritetet shqiptare janë në mbështetje të tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement