Një tjetër gabim nga Atletico Madrid, barazon me Villarrealin - Gazeta Express
string(60) "nje-tjeter-gabim-nga-atletico-madrid-barazon-me-villarrealin"

Futboll

Gazeta Express

25/01/2025 18:24

Një tjetër gabim nga Atletico Madrid, barazon me Villarrealin

Futboll

Gazeta Express

25/01/2025 18:24

Atletico Madridi e ka regjistruar edhe ndeshjen e dytë radhazi në La Liga pa fitore, duke bërë një hap tjetër prapa në luftë për titull.

Madrilenët barazuan 1:1 në shtëpi ndaj Villarrealit, në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit spanjoll.

Villarreali kaloi në epërsi në minutën e 29-të kur Moreno realizoi nga penalltia, shkruan Gazeta Express.

E goli i barazimit erdhi në minutën e 58-të kur Lino realizoi pas asistit nga Angel Correa.

Me këtë barazim, Atletico Madridi tani ka 45 pikë në vendin e dytë, një më pak se Real Madridi, që luan sonte.

Në anën tjetër, Villarreali mbetet i pesti me 34 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement