Një pallat 8 katësh është përfshirë në flakë në Komunën e Parisit në Tiranë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thotë se nuk ka më asnjë rrezik për banorët, ndërsa bëhet me dije se si pasojë e flakëve janë djegur tre makina të cilat ndodheshin në garazhin e pallatit.
Njoftimi:
Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.
Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.
Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.