Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 95-vjeçare.
“Më lejoni fillimisht që t’i bashkohem edhe unë shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe ti përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit, besimtarëve ortodoksë”, u shpreh Rama.
Mesazhin Rama e percolli nga aktiviteti i organizuar për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...