Finalisti i parë i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, në letrën e tij ka treguar për përjetimet gjatë këtij rrugëtimi.
Ai tha se në ditët e para në BBVK kanë qenë shumë të mërzitshme për të dhe se kurrë s’ka ndjerë mall për familjen dhe miqtë sikur atëherë, teksa shtoi se në këtë situatë kuptoi se çka është izolimi.
“Tri javët e para i kam kaluar duke vëzhguar të tjerët dhe duke qëndruar vetëm. Nuk jam njeri që bëjë shoqëri shpejt dhe më e vështirë është të krijoj raport me njerëz që s’i kam njohur kurrë. Unë e kam rrethin tim jashtë dhe shokët e mi janë shokë për jetë, ata që kurrë nuk të lënë vet. Nuk e dija që në Big të bësh loja, të rrethosh njerëz, t’i bësh të dalin prej vetes”.
“Shumë shpejt edhe unë nisa të luaja, por ndryshe nga të tjerët që bënin gjithçka, ishte shumë e vështirë për mua të kuptoj se si mund të gënjejnë në sy dhe të ofendojnë”, tha Driloni në letrën e tij, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova 3, ka dashur ta jap një shembull të mirë, si njeri me edukat dhe respekt për vetën.
Për ta parë letrën e plotë të Drilonit, klikoni në videon më poshtë:
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...