Abdixhiku nga Ratkoci i Rahovecit: Këso entuziazmi ka kohë që s’kemi parë – kjo na ngarkon me përgjegjësi - Gazeta Express
string(101) "abdixhiku-nga-ratkoci-i-rahovecit-keso-entuziazmi-ka-kohe-qe-skemi-pare-kjo-na-ngarkon-me-pergjegjesi"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2025 23:23

Abdixhiku nga Ratkoci i Rahovecit: Këso entuziazmi ka kohë që s’kemi parë – kjo na ngarkon me përgjegjësi

Lajme

Gazeta Express

24/01/2025 23:23

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e përmbylli turin e tubimeve elektorale të së premtes me një takim plot entuziazëm me qytetarët e fshatit Ratkoc në Rahovec.

Abdixhiku shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe që gjeti në këtë fshat, duke theksuar entuziazmin e madh për ndryshim.

“Takimin e fundit për sonte e mbajtëm në fshatin Ratkoc të Rahovecit!

Edhe këtu, si në çdo vend tjetër, gjetëm pritjen e ngrohtë, mbështetjen e madhe e thirrjen për ndryshim!

Jemi shumë, po bëhemi më shumë!

Këso entuziazmi ka kohë që nuk kemi parë; dhe kjo në vete na ngarkon me përgjegjësi.” – ka shkruar Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement