"Mu ka dhimt Xhelali - po po e di e di - a din çfarë pune ka ba e po keshin me të"/ Olluri ironizon me VV-në, ndërhynë Xhenur Iseni - Gazeta Express
string(123) "mu-ka-dhimt-xhelali-po-po-e-di-e-di-a-din-cfare-pune-ka-ba-e-po-keshin-me-te-olluri-ironizon-me-vv-ne-nderhyne-xhenur-iseni"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2025 23:25

“Mu ka dhimt Xhelali – po po e di e di – a din çfarë pune ka ba e po keshin me të”/ Olluri ironizon me VV-në, ndërhynë Xhenur Iseni

Lajme

Gazeta Express

24/01/2025 23:25

Gazetari Parim Olluri, i ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për fushatën që po zhvillohet në vend për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka ironizuar me VV-në e me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçles, pas një deklarimi të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke thënë se ‘’qejfi më i madh’’ i tij është që VV-ja të jenë unik, shkruan Gazeta Express.

‘‘Qyre qejfi më i madh i jemi është që këta me kanë unik. Ajo që i ndodhi Xhelalit, për mua është e rëndë. Unë për herë të parë u bëra me Xhelalin. Me u tall bashkëpartiaku me ty, unë sot jam kanë pro Xhelalit, se mu ka dhimtë Xhelali, mënyra qysh e ka portretizu si trullan. Se qejfi më i madh i jemi është që Vetëvendosja me kanë unike deri me 9 shkurt, që kur të humbin me humb në pozicion unik, se tani këta munden me u arsyetu që ‘’ kemi qenë të përçamë’’”, ka thënë ai.

Pas kësaj ka reaguar Xhenur Iseni, duke thënë se ky është supozim i Ollurit.

‘‘Në fillim e nxorri supozimin se kinse po ju rrezikojka pozita Konjufcës nga Sveçla. Të trijat duhet me qenë se janë supozime të Parimit. Puna është që po tu dhimbet Xhelali, por Xhelali, në këtë rast, krejt funksionarët identifikohen me Albin Kurtin. qëllimi i VV-së është që Mitrovicën me ikonizu me Albin Kurtin, ta portretizojë’’, ka thënë ai mes tjerash.

Glauk Konjufca në një tubim në Mitrovicë, ka deklaruar: ”Po ky Xhelali, këtij nuk është që i ka shku menja vetë për këtë punë, Albini i ka thënë për krejt ça i ka bë’’. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement