Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, vazhdon takimet me qytetarët për të ndarë vizionin e tij dhe të PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar.
Në Barilevë të Prishtinës, Ragip Xhaka ishte pjesë e një tubimi të mrekullueshëm së bashku me qytetarët, kandidatët për deputetë dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza. Ai theksoi rëndësinë e dëgjimit të zërit të qytetarëve dhe përkushtimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Gjithashtu, në tubimin e mbajtur në fshatin Gllamnik, Ragip Xhaka bashkëbisedoi me qytetarët për sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën. Gllamniku, si gjithë Kosova, shprehu mbështetjen e plotë për kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër, duke e vlerësuar si liderin me vizion dhe aftësi për të udhëhequr vendin drejt përparimit.
Ragip Xhaka mbetet i përkushtuar për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur për Kosovën.
#RagipXhaka34 #Xhaka34 #RXH34 #PDK131