Berisha fton diasporën të votojë në 11 maj: Firmosni rotacionin - Gazeta Express
string(62) "berisha-fton-diasporen-te-votoje-ne-11-maj-firmosni-rotacionin"

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2025 21:29

Berisha fton diasporën të votojë në 11 maj: Firmosni rotacionin

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2025 21:29

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të votojnë në shumicë në zgjedhjet e 11 majit, për të mbështetur rotacionin politik.

Gjatë një takimi, ai theksoi rëndësinë e votës së diasporës dhe prezantoi programin e PD-së si “shpëtimtar për Shqipërinë”. Berisha u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të kontribuojnë në ndryshimin e situatës në vend.

“Do ta mbyll duke ju përgëzuar edhe njëherë e duke ju ftuar ju, anëtarëve të këtij departamenti, por të gjithë studentët, specialistët, intelektualët jashtë të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës, të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës të bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit.

Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote, shumica e tyre të mund të votojnë.

Të firmosë me votën e tyre ndryshimin, rotacionin se e vërteta është që ‘ata thyhen dhe ne i mundim’ dhe ne kemi një program të shkëlqyer, kemi një program transformues, kemi një program shpëtimtar për Shqipërinë”, tha Berisha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement