Një ditë pasi policia shpalli në kërkim edukatoren e kopshtit privat “Gledis” në Tiranë, Rudina Gërdani për shkak se dhunoi një fëmijë 3 vjeçar, ka nisur edhe procedimi për bashkëshortin e saj, 63-vjeçarin me iniciale I.G.
Sipas policisë, ky person ka kërcënuar përmes telefonit babain e të miturit, shtetasin Lorenc Rapa që të mbyllë çështjen.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I. G., 63 vjeç (bashkëshorti i shtetases R. G, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore). Procedimi nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ky shtetas ka kanosur shtetasin L. Rr (babai i të miturit)”, tha policia.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...