Mendimi për motin: Më shumë diell të shtunën, vransira të dielën - Gazeta Express
string(62) "mendimi-per-motin-me-shume-diell-te-shtunen-vransira-te-dielen"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2025 18:33

Mendimi për motin: Më shumë diell të shtunën, vransira të dielën

Lajme

Gazeta Express

24/01/2025 18:33

Mendimi për motin – 24.01.2025

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të shpërndahet. Temperaturat minimale zbresin në 0C e 4C, e ato maksimale ditën arrinë vlera prej 10C e 13C. Frynë erëra të lehta jugore e jugperëndimore 1-3m/s.

Vransira kalojnë përgjatë ditës së diel, por pa mundësi për të reshura. Orëve të mëngjesit sërish paraqiten mundësi për mjegull ultësirave. Intervale më të gjata me diell pritet të ketë ditën e hënë dhe të martë, edhepse orëve të mëngjesit ultësirave shfaqen kushte për mjegull. Vransirat shtohen të martën mbrëma, e ditën e mërkurë aty këtu priten të reshura lokale shiu. Minimalet 1C deri 3C, e maksimalet shkojnë deri në 10C e 14C.

Advertisement
Advertisement
Advertisement