Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit. Kjo do të thotë të përjashtohesh të paktën 1 milionë shqiptarë nga e drejta e votës. Sepse është bërë shumë e qartë, Eurostati thotë 1.1 milionë shqiptarë nga viti 2014 deri në vitin 2022. Prej tyre, nja 200 e ca mijë janë të palegalizuar. Të tjerët janë ose bashkim familjar, ose të legalizuar. Pra, dy të tretat ose më shumë janë se duan t’i përjashtojnë në këtë mënyrë. Unë nuk them se të gjithë këta nuk kanë dokumente, por në tërësi nuk kanë dokumente. Dhe nga të katër anët e vendit njoftohemi se ne nuk po regjistrohemi dot për shkak të dokumenteve. Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës, të përgatiten për protestat më të fuqishme para selive të ambasadave që përfaqësojnë narkoshtetin, i cili kërkon t’i dënojë ata dhe de facto t’ua mohojë të drejtën e votës. Përbën kjo një shkelje shumë të rëndë, shumë të madhe, përjashtimi i 1 milion shqiptarëve vetëm se nuk kanë dokument shqiptar, është i padëgjuar ndonjëherë”, tha Berisha.
“Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në Parlament nëse mohohet kjo. Nëse Parlamenti sanksionon praktikën e mohimit të votes së ⅔ të shqiptarëve, ne nuk e pranojmë këtë. Ne po dërgojmë ligjin në Parlament i cili sanksionon njohjen e dokumenteve biometrike të të gjithë shqiptarëve që kanë shtetësi shqiptare. Praktika tjetër është praktikë ndëshkuese. Njëri vëlla që ka një letërnjoftim shqiptar voton, vëllai tjetër që nuk e ka nuk voton. Rrezikon PD të kthehet në minuese procesi?Berisha: Minuese e procesit është PS që i lejon vetes të marrë një vendim përjashtues për 1 milionë shqiptarë. Kjo tregon se këta e kanë nisur për t’u tallur këtë proces”, shtoi ai.
PD kërkon që të zgjatet vlefshmëria e kartave të skaduara dhe të votojnë emigrantët që kanë dokumente biometrike të një shteti të huaj.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...