Adeline Virginia Woolf (Londër, 25 janar 1882 – Rodmell, 28 mars 1941), ka qenë shkrimtare, eseiste dhe aktiviste angleze. Konsiderohet një nga figurat kryesore të letërsisë së shekullit XX, aktivisht e angazhuar në luftën për barazinë e të drejtave mes gjinive; ishte po ashtu edhe militante e fabianizmit. Ndër librat e saj më të njohur: ‘Mrs Dalloway’ (1925); ‘To the Lighthouse’ (1927); ‘Orlando’ (1928); ‘A Room of One’s Own’ (1929)
E shtunë, 10 prill 1920
Po planifikoj të filloj Jacob’s Room javën tjetër, po pata fat. Kjo është hera e parë që po shkruaj për këtë). Kam ndërmend të përshkruaj pranverën; sa për të bërë këtë vërejtje – se vështirë t’i vërejmë gjethet e rëna nga pemët këtë vit, meqë duket sikur nuk kanë rënë krejtësisht – kurrë ndonjë nga ajo e zeza prej hekuri e trungjeve të gështenjës – përherë diçka e butë dhe e nuancuar; diç që s’e mbaj mend në jetën time të deritashme. Në të vërtetë, e kemi kaluar një dimër; kemi pasur një sezon si dielli i mesnatës; një rikthim i plotë te drita e plotë e ditës. Kështu që mezi e vërej se gështenjtat janë jashtë – çadrat e vockla të diellit të hapura te pema jonë te dritarja; dhe bari në varrezë duke i vërshuar varret si ujë i gjelbër.
15 prill
Dorëshkrimi im duket se po merr tatëpjetën. Me gjasë po e ngatërroj me shkrimin tim. A thashë se Richmondi ishte entuziast për artikullin tim mbi Jamesin? E pra, dy ditë më parë, Walkley i vogël i shkuar në moshë e sulmoi atë në The Times, thoshte se kam rënë në manierizmin më të keq të H.J.-it – “figura” të rrahura paq – dhe aludonte se isha një mikeshë sentimentale. Percy Lubbock ishte përfshirë po ashtu: por, me të drejtë a gabim, e shleva artikullin nga mendja ime me turp dhe e shikova gjithë shkrimin tim në fund të fundit në një dritë të mirë. Ma ha mendja se është çështja e vjetër e “rrjedhës pompoze” – pa dyshim një kritikë e vërtetë, megjithëse sëmundja është e imja, jo që ma ka ngjitur H. J., nëse ky është ndonjë ngushëllim. Duhet të merrem me këtë prapë. Atmosfera e The Times e nxori jashtë; për një gjë më duhet të jem formale këtu, posaçërisht në rastin e H.J., dhe kështu të sajoj një artikull më shumë si një vizatim të përpunuar, i cili do të inkurajonte qëndisjen. Desmondi sidoqoftë e adhuroi vullnetarisht. Do të doja që dikush të mund të nxirrte një ligj rreth vlerësimit dhe qortimit. Parashikoj se jam e destinuar të marrë qortime me bollëk. Unë bie në sy; dhe posaçërisht xhentëlmenët në moshë s’më honepsin. Unwritten Novel me siguri do të abuzohet: nuk mund ta parathem cilin rresht do ta kapin këtë herë. Pjesërisht, “shkrimi i mirë” i vë njerëzit në lëvizje – dhe gjithmonë, thonë ata, ka qenë “mendjemadhe”; dhe një grua që shkruan mirë dhe që shkruan për The Times – ja rreshti ku do të kapen. Kjo disi më frenon të filloj Jacob’s Room. Por unë e çmoj qortimin. Është nxitës, madje edhe kur vjen nga Walkley; i cili është (e kam kontrolluar) 65 dhe një thashetheme e vogël e shpëlarë, nga Desmondi, jam krenare të mendoj kështu, me të cilën kam qeshur. Por mos e lër pas mendsh se ka pakëz të vërtetë aty; më shumë se sa një grimë në kritikën që jam duke u rafinuar djallëzisht në The Times; rafinuar dhe e përzemërt; s’mendoj se është e lehtë të bësh ndonjë gjë; duke qenë se, para se të filloja artikullin për H. J., isha zotuar se do të shkruaja atë që mendoja dhe e kam thënë atë në mënyrën time. Epo, i kam shkruar gjithë ato faqe dhe s’e kam kuptuar ende si ta mbaj veten pasi të dalë Unwritten Novel.
/Marrë nga Virginia Wolf, ‘A Writer’s Diary’, Houghton Mifflin Harcourt, 2003
/Përkthimi: Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...