Moti i keq godet Britaninë, anulohen qindra fluturime - Gazeta Express
string(52) "moti-i-keq-godet-britanine-anulohen-qindra-fluturime"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2025 10:14

Moti i keq godet Britaninë, anulohen qindra fluturime

Lajme

Gazeta Express

24/01/2025 10:14

Britania e Madhe është goditur nga moti i keq. Autoritetet janë në gatishmëri të lartë për shkak të stuhisë Eowyn. Afro 4.5 milionë njerëz kanë marrë njoftime që të marrin masa dhe të tregohen të kujdesshëm.

Në orët e para të mëngjesit rreth 560,000 ndërtesa u njoftua se ishin pa energji vetëm në Irlandë, një shifër që pritet të rritet me kalimin e orëve, ndërsa nuk dihej se kur do të rregulloheshin defektet.
Moti i keq fillimisht “zbarkoi” në bregun perëndimor të Irlandës me erëra 135 km/h, një rekord në historinë meteorologjike të vendit. Qindra fluturime janë anuluar në aeroportet e Glasgow, Edinburgh dhe Dublin.

Sipas Sky News, gjithsej 334 fluturime nga Aberdeen, Belfast, Edinburgh dhe Glasgow janë anuluar duke prekur një total prej 50,000 pasagjerësh. Alarmi i autoriteteve ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët e zonave të prekura.

Advertisement
Advertisement
Advertisement