I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin - Gazeta Express
string(119) "i-tha-se-eglit-i-shkelqenin-syte-me-shume-per-te-gjesti-i-drejtohet-aldos-a-po-sheh-qe-ta-dridhi-ua-kam-mbaruar-kulacin"

Rozë

Gazeta Express

24/01/2025 8:12

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Rozë

Gazeta Express

24/01/2025 8:12

Gjesti së fundmi ka bërë një diskutim në Big Brother VIP Albania 4 me Aldon, ku e pranishme ishte edhe Gerta Gixhari.

Ajo tha se Egli përpara se të hynte Gjesti në shtëpi qëndronte gjithë ditën me Aldon.

E banorja bëri një deklaratë duke thënë se ‘sytë xixa u lëshonin të dyve’, gjë që nuk u la pa u komentuar.

“Nuk jam i sigurt nëse na i ke ndez xixat apo na i ke fik më shumë”, iu drejtua Aldo – Gjestit.

Artisti nga Kosova tha: “Ju kam prishur raportin. Para se me ardh unë, a keni qenë mirë”.

“Nuk e ke prishur ti, vetja vetë. Që kishe dorë po. Ishe pretekst”, iu kundërpërgjigj më pas Aldo.

Gjesti shtoi: “A po sheh që ta dridhi. Ua kam mbaruar keq kulaçin. Aq fort që ju kam ndarë. Ia kam këputur raportin”.