Abdixhiku nga Gjilani: Takimet me nëndegë po na shndërrohen në tubime madhështore – Frymë e madhe gjithandej - Gazeta Express
string(105) "abdixhiku-nga-gjilani-takimet-me-nendege-po-na-shnderrohen-ne-tubime-madheshtore-fryme-e-madhe-gjithandej"

Lajme

Gazeta Express

23/01/2025 17:58

Abdixhiku nga Gjilani: Takimet me nëndegë po na shndërrohen në tubime madhështore – Frymë e madhe gjithandej

Lajme

Gazeta Express

23/01/2025 17:58

Lumir Abdixhiku, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se kjo parti ka vazhduar fushatën e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku destinacion i radhës ka qenë nëndega e LDK-së, ‘‘Kodra e Dëshmorëve’’, në Gjilan, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se takimet me nëndegë po shndërrohen në tubime madhështore, ku edhe ka prezantuar projektet kryesore për Gjilanin.

Postimi i plotë:

Nëndega ‘Kodra e Dëshmorëve’ në Gjilan ishte destinacioni ynë i radhës. Në gjithë madhështinë e takimit, që tani në nivel të nëndegëve po na shndërrohen në tubime madhore, prezantova projektet kryesore për Gjilanin.

Nga Stadiumi i Futbollit, tek Autostrada e Anamoravës – deri te Dheu i Bardhë; mësimi tërëditor, e deri te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal me qëllim të transformimit të tij në një qendër të ekselencës!

Frymë!

Frymë e madhe gjithandej!

Vazhdojmë në Degën 2 në Prishtinë e në mbrëmje në tubimin e zjarrtë në Batllavë në Podujevë!

Lutë, e kandidatë, ju faleminderit për gjithë punën! /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement