Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në parlament amendamentet, që sipas saj krijojnë lehtësime për votuesit nga jashtë territorit të Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit.
Ajo kërkon që te votojnë jo vetëm zgjedhësit shqiptarë me pasaportë apo letërnjoftim biometrik të skaduar, por edhe me dokumente biometrike që nuk janë lëshuar nga shteti shqiptar.
“Nëse ka dhjetëra probleme që lidhen me votimin e diasporës, krye problemi i tyre është vlefshmëria e dokumenteve të shtetasve. Për ata që kanë dhe i kanë skaduar, për ata që nuk janë pajisur kurrë me një dokument shqiptar dhe për ata që për një arsye apo një tjetër, nuk disponojnë një dokument shqiptar por kanë një dokument të një shteti të huaj. Janë pikërisht këto që ne kemi përfshirë në këtë amendament, të cilin e kemi paraqitur në Kuvend”, shprehet Ivi Kaso.
“Zgjatja e afatit duhet te ishte bere para dates 11 janar për te garantuar sigurinë juridike të të gjithë gjësë”, shprehet Bylykbashi.
Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, thotë se mazhoranca duhet t’i kishte marrë masat për lehtësimin e regjistrimit të emigrantëve para 11 Janarit, duke e akuzuar edhe se krijon ngërçe të qëllimshme procedurale për t’u favorizuar në zgjedhje.
“Është një proces i cili nga pikëpamja teknike është lehtësisht i lehtë, i zgjidhshëm dhe i adresueshëm nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pra platforma PER e cila është ngritur nuk ka nevojë për adresime të sofistikuara teknike që ta zgjidhë këtë problem. Mjafton garancia ligjore, mjafton parashikimi ligjor dhe teknikisht është menjëherë e zgjidhshme kjo gjë”, tha Kaso.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...