Keqtrajtoi fëmijën e mitur në kopsht, shpallet në kërkim edukatorja në Tiranë - Gazeta Express
string(76) "keqtrajtoi-femijen-e-mitur-ne-kopsht-shpallet-ne-kerkim-edukatorja-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2025 14:21

Keqtrajtoi fëmijën e mitur në kopsht, shpallet në kërkim edukatorja në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2025 14:21

Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim nga agjentët e Komisariatit nr. 6 pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht.

Burime pranë bluve bëjnë me dije se i ati i fëmijës ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë, ndërsa fillimisht është ankuar te pronari i kopshtit, i cili pasi mësoi ngjarjen e ka pushuar menjëherë edukatoren nga puna.

Pas denoncimit 46-vjeçarja nuk është gjetur në shtëpi dhe po punohet për ta lokalizuar për sqarimin e ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, njoftoi policia.