Manchester City e ka zyrtarizuar transferimin e tretë të janarit.
“Cityzens” e kanë transferuar futbollistin e Eintracht Frankfurtit, Omar Marmoush.
Për futbollistin egjiptian “Qytetarët” i paguan 75 milionë euro, të cilat i përfitoi Eintracht Frankfurti, i cili e mbante deri tash kartonin e tij, shkruan “Gazeta Express”.
Sulmuesi i rrezikshëm dhe në super-formë ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 me kampionin aktual anglez.
Marmoush bëhet përforcimi i tretë i Manchester Cityt pas Victor Reis dhe Abdukodir Khusanov.
City nuk e ka nisur mirë këtë sezon, ndërsa mbrëmë u mposht edhe nga Paris Saint-Germaini, duke iu zbehur gjasat për të shkuar tutje në Ligën e Kampionëve.
As në Premierligë skuadra e Pep Guardiolës nuk i ka punët aspak mirë. /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...