Pas një përplasjeje virtuale midis dy reperëve, Stresi dhe Don Xhoni, duket se ndërmjet tyre ka arritur paqja.
Është ish-deputeti Gani Geci ai që ka arritur që t’i pajtojë dy reperët.
Ai tregoi se si ka arritur t’i pajtonte dhe se do të jenë shokë ashtu siç kanë qenë më parë.
“Të dashur miq sonte, në kullën tonë në Llaushë, ishin mysafirë dy artistë të mëdhenj të muzikës rep: Stresi – Arkimed Lushaj nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova. Motoja e të djathtëve shqiptarë është: “Jemi pak për t’u ndarë, jemi pak për t’u përçarë jemi pak për t’u sharë me njeri tjetrin”. Shqipëri dhe Kosovë jemi një dhe gjithmonë do të jemi një.Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kosovën! Tani e tutje, këta dy artistë kanë shtërnguar duart dhe janë zotuar se do të jen shokë, ashtu siç kanë qenë edhe më parë”, shkroi Geci në postim.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...