Analisti Dibran Hoxha ka komentuar deklaratat e kryekuvendarit Glauk Konjufca për administratën Biden, ku më pas i erdhi edhe një reagim nga Richard Grenell.
Hoxha në emisionin Pressing në T7 thotë se “Kur mundohesh u servilosë e me i hy n’qejf, i jep material me t’goditë si Grenelli”
Tutje, ai tha se qëndrimet e VV’së ndaj Grenellit kanë qenë shumë të ashpëra.
“Kur mundohesh me u servilosë, e me ju vardisë e me ju hy në qejf, ti i jep hala ma shumë material që me të goditë, qysh e boni Grenelli.
Glauku edhe VV pse kanë mbërri këtu ku kanë mbrri, kanë mbërri me idenë dhe perceptimin nga të tjerët, që VV kur ngul këmbë dhe pozicionohet të tjerët vijnë rrotull. Tash Amerika është ma problem me ardhë rrotull, se nuk je ti qendër qaq gravitacionale.
Qëndrimet ndaj Grenellit kanë qenë shumë të ashpëra, nuk mundesh me godit Bidenin e Obamën për me i hi në qef Grenellit”, tha ai.