Analisti Ismail Tasholli tha në Pressing në T7 se Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht cilësohet për “ndërrim te llafeve”.
Ai tha se nuk është për t’u çuditur që në të ardhmen VV-ja me cilësu Grenellin si “njeriun ma të madh të shqiptarizmës”, edhe pse e kanë akuzu që është në biznes për Beogradin, u shpreh ai.
“Këta e ndërrojnë edhe pozicionin e akuzave që e kanë pas për Grenellin që është në biznes për Beogradin, mos u habitni nesër me thirrë najfarë promovimi romantiko-patriotik Grenellin mysafir dhe me cilësu si njeriun më të madh të shqiptarizmës ndër ne, s’e kanë gajle këta (VV-ja) kurrë s’e kanë pas gajle me i ndërru llafet”, tha Tasholli në Pressing, transmeton Express.
“Madje ajo çka i cilëson vazhdimisht këta (VV-në), janë ndërrimi i llafeve”, tha Tasholli.