Telefonata e parë si Sekretar Shteti, Marco Rubio flet me ministrin e Jashtëm turk - Gazeta Express
string(81) "telefonata-e-pare-si-sekretar-shteti-marco-rubio-flet-me-ministrin-e-jashtem-turk"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 22:52

Telefonata e parë si Sekretar Shteti, Marco Rubio flet me ministrin e Jashtëm turk

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 22:52

Të parën telefonatë pas marrjes së detyrës si Sekretar Shteti i SHBA, Marco Rubio e ka pasur ditën e sotme me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Siç raporton Milliyet, ministri turk i ka uruar suksese homologut të tij në misionin e ri.

Gjatë bisedës së tyre, të dy vunë në dukje vendosmërinë e SHBA-së dhe Turqisë , si dy aleatë, për të çuar përpara bashkëpunimin e tyre mbi bazën e respektit dhe besimit reciprok. Ata gjithashtu iu referuan rëndësisë së veprimit të koordinuar për çështjet rajonale.

Burime nga ministria turke, të cituara nga gazeta, bëjnë të ditur se telefonata është bërë me iniciativën e palës amerikane. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement