Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores - Gazeta Express
string(81) "memli-krasniqi-ne-prizren-pdk-me-energji-dhe-mbeshtetje-te-fuqishme-drejt-fitores"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 21:42

Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 21:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në takimet e nëndegëve “10 Qershori”, “Vëllezërit Stavileci” dhe “Lidhja e Prizrenit”, ku u dëshmua një atmosferë e jashtëzakonshme me energji, festë dhe optimizëm për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Energji. Festë. Fitore! Me këtë mbështetje dhe energji pozitive, fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës është e sigurt,” u shpreh Krasniqi.

Ai theksoi se me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova do të ketë një të ardhme më të mirë dhe të gjithë qytetarët do të përfitojnë nga vizioni dhe përkushtimi i tij.

“Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që po na jepni çdo ditë,” përfundoi Krasniqi.

Atmosfera e ngrohtë dhe entuziasmi i pjesëmarrësve konfirmuan që PDK është më e bashkuar dhe më e fuqishme se kurrë, duke bërë që fitorja të duket gjithnjë e më afër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement