Mbi 54 mijë aplikime janë bërë nga diaspor për të votuar përmes postët në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
KQZ ka përpunuar gati 90 % të tyre, dhe gjatë këtij procesi, ka refuzuar më shumë se 17 mijë kërkesa, ose 1 në 3 individë.
Emigrantët vijojnë të gabojnë në aplikime, duke mos ngarkuar saktë një dokument që përmban adresën e saktë të banimit të tyre jashtë vendit.
30 mijë shqiptarë të diasporës ja kanë dalë ta kryejnë me sukses këtë proces, duke u hequr nga lista e zgjedhësve këtu në Shqipëri, e duke kaluar në listën e zgjedhësve nga jashtë.