"Pas shumë vitesh LDK me tubim masiv në Gjakovë", Abdixhiku: Së shpejti do të rikthehet si Gjakova e Lidhjes Demokratike - Gazeta Express
string(116) "pas-shume-vitesh-ldk-me-tubim-masiv-ne-gjakove-abdixhiku-se-shpejti-do-te-rikthehet-si-gjakova-e-lidhjes-demokratike"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 18:49

“Pas shumë vitesh LDK me tubim masiv në Gjakovë”, Abdixhiku: Së shpejti do të rikthehet si Gjakova e Lidhjes Demokratike

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 18:49

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, po zhvillon një tubim madhështor në Gjakovë, duke e cilësuar si një moment historik për partinë dhe qytetin.

Ai nënvizoi rëndësinë e Gjakovës në këtë rrugëtim të ri, duke thënë se së shpejti do të rikthehet si “Gjakova e Lidhjes Demokratike”.

“Edhe Gjakova qenka ngritur në këmbë!

Qenka besatu për ndryshim të madh nacional!

Dhe kjo kryengritje e juaja, na bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim. Sepse populli i Kosovës, nga Llapi në Anamoravë, nga Dukagjini në Anadrin, nga Fusha e Kosovës tek Bjeshkët e Rugovës, nga Karadaku tek Malet e Sharrit – po i ribashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës!

Ky rrugëtim i ri historik po formësohet dhe në Gjakovën tuaj, në Gjakovën time, në Gjakovën që së shpejti, do të rikthehet si Gjakova e Lidhjes Demokratike.” – tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement