Shkodër/ Vetëdorëzohen 2 të rinjtë që dhunuan 62 vjeçarin - Gazeta Express
string(56) "shkoder-vetedorezohen-2-te-rinjte-qe-dhunuan-62-vjecarin"

Shqiperi

Gazeta Express

22/01/2025 16:56

Shkodër/ Vetëdorëzohen 2 të rinjtë që dhunuan 62 vjeçarin

Shqiperi

Gazeta Express

22/01/2025 16:56

Samuel Troshani, 25 vjeç dhe Izmir Sakica 24 vjeç, të cilët akuzohen se kanë dhunuar dy të moshuar janë vetëdorëzuar mesditën e kësaj të mërkure në policinë e Shkodrës.

Siç njofton policia, ata janë përfshirë në konfliktin e ndodhur më 3 Qershor të vitit të shkuar, ku u godit me sende të forta një 62 vjeçar i quajtur Vladimir Bruçi. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për “plagosje të lehtë me dashje”, “kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thotë policia e Shkodrës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement