string(110) "rizvanolli-ia-huq-e-ben-nobelist-profesorin-e-venezueles-qe-bisedoi-me-kurtin-ne-davos-ai-eshte-vetem-profesor"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 16:34

Rizvanolli ia huq, e bën nobelist profesorin e Venezuelës që bisedoi me Kurtin në Davos, ai është vetëm profesor

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 16:34

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, sot ka bërë një huqje në një postimin të saj në rrjetin social Facebook, ku ka paraqitur si Nobelist të Ekonomisë Ricardo Hausmann, shkruan Gazeta Express.

Hausmann, të cilin Rizvanolli e ‘bëri’ nobelist, në fakt është profesor dhe drejtor i Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard.

Këtë shkrim ministrja e ka bërë pasi profesori Hausmann ka zhvilluar një bashkëbisedim me kryeministrin Albin Kurti në Shtëpinë e Kosovës “House of Kosova” në Davos.

‘‘Kënaqësi të kemi Nobelistin e Ekonomisë, Prof. Ricardo Hausmann, në bashkëbisedim me KM Albin Kurti, në Shtëpinë e Kosovës “House of Kosova” në Davos’’, ka shkruar ajo. /GazetaExpress