Edison Oruqi babai i tre fëmijëve që u deklarua i zhdukur nga familjarët para pesë ditësh sot është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës në Koman.
Trupin e viktimës në ujë e kanë gjeur familjarët të cilët kërkuan ndihmën e Policisë dhe polumbarëve për ta nxjerrë.Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë pranë lumit të Shalës. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.