Policia konfiskon armë e pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë të Veriut - Gazeta Express
string(86) "policia-konfiskon-arme-e-pajisje-per-prodhimin-e-kriptovalutave-ne-mitrovice-te-veriut"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 16:34

Policia konfiskon armë e pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë të Veriut

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 16:34

Policia sot ka kontrolluar një shtëpi në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut ku ka gjetur dhe konfiskuar:

• Një armë e gjatë(pushkë ajrore),

• Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,

• Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,

• Një (1) shtëpizë e Kompjuterit

• Një (1) karikator i revoles

• Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm

• Një (1) Radiolidhje

• Një (1) kamerë vëzhgimi,

• Një (1) Divijar,

• Një (1) vulë metalike dhe

• Një (1) Letërnjoftim

Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person i cili është me interes për Policinë që të intervistohet.

Policia ka thënë se aparatet për prodhimin e kriptovalutave  do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.

Advertisement
Advertisement
Advertisement