Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave që kërkohen për vjedhje, shkruan Gazeta Express.
PK ka bërë të ditur se kjo kërkesë është bërë me autorizimin e prokurorisë kompetente.
Komunikata e plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat kërkohen për veprën Vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarve apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...