“Beje ose vdis” hap Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe, ‘Talia e Flakës’ - Gazeta Express
string(70) "beje-ose-vdis-hap-festivalin-e-drames-origjinale-shqipe-talia-e-flakes"

Arte

Gazeta Express

22/01/2025 15:25

“Beje ose vdis” hap Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe, ‘Talia e Flakës’

Arte

Gazeta Express

22/01/2025 15:25

Sonte, më 22 janar, nga ora 20:00, hapet nata e parë e Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe, “Talia e Flakës”, vjen shfaqja “Bëje ose vdis” nga Jeton Neziraj me regji të blerta Neziraj.

“Bëje ose vdis” është një shfaqje-homazh për politikanin, intelektualin dhe profesorin e njohur shqiptar Ukshin Hoti, ish-i burgosur politik në burgjet jugosllave e serbe. Ai ishte burgosur disa herë, në vitin 1981 për herë të parë, e së fundi në vitin 1994. Zyrtarisht ngelet njëri nga mbi 1500 të zhdukurit me forcë të luftës. Ukshin Hoti sot është kthyer në një simbol që sublimon fatin tragjik të atyre dhjetëra mijëra të burgosurve politikë shqiptarë, të torturuar burgjeve jugosllave e serbe. Por ai është poashtu edhe emblemë që reprezanton përpjekjen, përkushtimin, sakrificën e angazhimin politik për liri, barazi e dinjitet të popullit shqiptar, të atyre dhjetëra mijëra grave e burrave aktivistë të ilegales shqiptare në Kosovë. Rezistenca, qëndresa dhe çmimi i lartë që ky brez idealistësh ka paguar në burgje, është bazamenti i Republikës së Kosovës, por është edhe frymëzim për brezat që tani po rriten pa frikën se dikush mund t’i burgosë vetëm pse janë shqiptarë.

Autor: Jeton Neziraj

Regjisore: Blerta Neziraj

Aktorë: Jahja Shehu, Ernest Malazogu , Edi Kastrati, Armend Smajli, Albulena Kryeziu Bokshi dhe Altina Kusari

Advertisement
Advertisement
Advertisement