MKRS hap konkurs për Çmimet vjetore në Teatër - Gazeta Express
string(45) "mkrs-hap-konkurs-per-cmimet-vjetore-ne-teater"

Arte

Gazeta Express

22/01/2025 14:44

MKRS hap konkurs për Çmimet vjetore në Teatër

Arte

Gazeta Express

22/01/2025 14:44

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore dhe Çmimet vjetore për Teatër qe u jepet krijuesve të dalluar në fushën e Teatrit.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore

Çmimi u ndahet personaliteteve të shquara të fushës së Teatrit për suksesin, të arriturat gjatë karrierës, risitë dhe kontributin e veçantë në avancimin e Teatrit.

Çmimi mund të jepet edhe pas vdekjes së autorit.

Çmimet Vjetore për Teatër për vitin 2024

Çmimi Vjetor për shfaqjen më të mirë

Çmimi ndahet për shfaqjen që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm për nga vlerat, profesionalizmi, shikueshmëria dhe suksesi në prezantimin kombëtar, gjatë vitit paraprak.

Çmimi Vjetor për regjinë më të mirë

Çmimi i ndahet regjisorit për regjinë origjinale dhe kreative, në vitin paraprak.

Çmimi Vjetor për aktorin/aktoren më të mirë

Çmimi i ndahet aktorit/aktores më të mirë për performancë të shkëlqyeshme gjatë vitit paraprak, me një rol ose me disa role teatrore.

Çmimi Vjetor për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar

Çmimi i ndahet produksioneve teatrore (Teatrove) ose regjisorit, aktorit, dramaturgut, skenografit apo krijuesit për përformancën dhe suksesin në prezantim ndërkombëtar për vitin paraprak.

Në Konkursin e Çmimeve për Teatër mund të konkurrohet personalisht ose nëpërmjet propozimeve nga: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Teatrot Publike, Teatrot Private, Fakultetet e Arteve të UP dhe Private dhe Shoqatat teatrore, kompanitë teatrore ose trupat teatror.

Advertisement
Advertisement
Advertisement