Skriniar i bashkohet Mourinhos në Fenerbahçe - Gazeta Express
string(44) "skriniar-i-bashkohet-mourinhos-ne-fenerbahce"

Futboll

Gazeta Express

22/01/2025 13:40

Skriniar i bashkohet Mourinhos në Fenerbahçe

Futboll

Gazeta Express

22/01/2025 13:40

Milan Skriniar është bërë me klub të ri.

Futbollisti sllovak në mënyrë të papritur është larguar nga Paris Saint-Germaini, ku ishte transferuar nga Interi.

Dhe, qendërmbrojtësi stabil do ta kalojë gjysmën e dytë të këtij sezoni në Superligën turke, respektivisht në Fenerbahçes, njofton gazetari sportiv italian dhe njëherësh ekspert i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Skriniar në fakt do të bëhet pjesë e ekipit nga Stambolli për gjashtë muaj në formë huazimi.

Gjithnjë sipas Romanos, futbollisti është rrugët për në Turqi, ku fillimisht do t’i kryejë vizitat mjekësore e më pas të nënshkruajë me klubin Verdh e Kaltër.

Futbollisti mund të jetë në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho që nga kjo fundjavë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement