Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për një rast të grabitjes në Prishtinë, ku një personi i janë vjedhur paratë nga dy të dyshuar, shkruan Gazeta Express.
Nga PK-ja është bërë e ditur edhe se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
‘‘GRABITJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Enver Maloku, Prishtinë 21.01.2025 –12:10. Dyshohet se nën kërcënimin e armës viktimës f/k, i ’u kanë grabitur një shumë e parave nga dy të dyshuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar m/k, dhe tek i njëjti është gjetur një armë dhe disa para të cilat janë sekuestruar si provë materiale lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaExpress