Plumbi qorr godet dritaren e zyrës së Inspektoratit Komunal në Prizren, rasti po hetohet
Lajme
Gazeta Express
22/01/2025 10:23
Policia ka njoftuar se dyshohet se është dëmtuar nga plumbi qorr dritarja e zyrës së Inspektoratit Komunal në Prizren.
I dyshuari është identifikuar, ndërsa rasti po hetohet.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Remzi Ademaj, Prizren NN.20.01.2025–20.01.2025. Dyshohet se është dëmtuar xhami i dritares në një zyrë të inspektoriatit Komunal nga një predhë (plumb) qorr. Në vendin e ngjarjes njësitë policore pas një pune operative hetimore kanë arritë të identifikojnë të dyshuarin i cili kishte shtënë me armë. Rasti është duke u hetuar.”