Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njëherit kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka takuar një grup të të rinjëve nga Prishtina.
Lushaku-Sadriu ka kërkuar nga ta që të përhapin fjalën dhe të votojnë për të ardhmen, duke u treguar të tjerëve se LDK-ja ka një plan për Kosovën.
Ajo ka renditur tri pika e të cilat janë dhe që të rinjtë duhet t’i përhapin tek të tjerët: “Një plan për të ulur shpenzimet e përditshme dhe për të rritur të ardhurat. Ka plan për të reformuar arsimin; Tregojuni miqve dhe familjarëve tuaj sa e rëndësishme është të votojnë në këto zgjedhje; Dhe, në fund, ju tregoni si të plotësojnë një fletëvotim.”
Më tej, Lushaku-Sadriu ka thënë se “entuziazmi i të rinjve dhe të rejave për të përhapur fjalën dhe për të kontribuar në ndryshimin që po vjen ishte frymëzues”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...