Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Izet Sadiku mbrëmë është takuar me banorët e lagjes Suteska të Mramorit.
Në takim ai thotë se me ata ka diskutuar gjatë, dhe e ka shpalosur programin e LDK-së.
“Mbrëmë u takova me banorët e lagjes Suteska të Mramorit. Diskutuam gjatë dhe shpalosëm programin e LDK-së, duke kërkuar mbështetje për fitoren e madhe që na pret. Faleminderit për pritjen dhe organizimin e shkëlqyer!”, ka shkruar Sadiku në Facebook.
Ai ka shpërndarë edhe fotografi të realizuara përgjatë këtij takimi.