Ragip Xhaka: Suhareka dhe Shtimja dëshmojnë se Kosova mundet më mirë me PDK-në - Gazeta Express
string(77) "ragip-xhaka-suhareka-dhe-shtimja-deshmojne-se-kosova-mundet-me-mire-me-pdk-ne"

Zgjedhjet

Gazeta Express

21/01/2025 21:50

Ragip Xhaka: Suhareka dhe Shtimja dëshmojnë se Kosova mundet më mirë me PDK-në

Zgjedhjet

Gazeta Express

21/01/2025 21:50

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, me numrin 34 në listën zgjedhore, vazhdon të marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët në takimet e tij elektorale.

Në një tubim masiv në Suharekë, qindra qytetarë shprehën përkrahjen e tyre për kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza, dhe vizionin e PDK-së për një të ardhme më të mirë.

“Mbështetja e qytetarëve të Suharekës është një mesazh i qartë se e ardhmja jonë është e ndritur. Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen që më dhatë mua dhe PDK-së!” tha Xhaka pas takimit.

Nga Suhareka në Shtime, Xhaka vazhdoi angazhimin e tij, duke vizituar familjen e heroit Skender Salihaj, si dhe familjet Hyseni dhe Tershani. Në këtë takim, ai u shoqërua nga ish-ministri Fehmi Mujota, ish-kryetari Naim Ismajli dhe kandidatja për deputete Aulona Syla.

“Shtimja mundet ma mirë! Këto familje dhanë mbështetjen e tyre për programin tonë dhe të PDK-së, dhe për këtë jam shumë mirënjohës,” theksoi Xhaka.

Ragip Xhaka po dëshmon përkushtimin e tij për të bashkuar qytetarët rreth një vizioni të përbashkët për zhvillimin e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement