Limaj në Ngucat të Malishevës: Jemi bërë bashkë për Kosovën fituese, veçVEPRA - Gazeta Express
string(75) "limaj-ne-ngucat-te-malisheves-jemi-bere-bashke-per-kosoven-fituese-vecvepra"

Lajme

Gazeta Express

21/01/2025 20:45

Limaj në Ngucat të Malishevës: Jemi bërë bashkë për Kosovën fituese, veçVEPRA

Lajme

Gazeta Express

21/01/2025 20:45

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Ngucat të Malishevës, ku ka zhvilluar tubim elektoral.

Ai ka thënë se Kosova gjendet në një udhëkryq, pas katër vitesh të vështira, pa investime, pa ide të qarta dhe nën sanksione.

Kështu ai bëri thirrje që të votohet koalicioni AAK-NISMA.

“Ngucati i Malishevës, për Kosovën fituese 137! Sot, më shumë se kurrë, Kosova gjendet në një udhëkryq, pas katër vitesh të vështira, pa investime, pa ide të qarta dhe nën sanksione, jeta e qytetarëve është bërë gjithnjë e më e vështirë”.

“Jemi bërë bashkë për Kosovën fituese, veçVEPRA, pa dallime, me besim e përkushtim, vendi ynë do të rikthehet në rrugën e duhur. Koalicioni ynë garanton siguri, zhvillim ekonomik, antarësim në NATO, rivitalizim të ndërmarrjeve publike dhe pavarësim energjetik, duke bërë Kosovën tonë shembull për vendet përreth”, ka thënë Limaj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement