"Të votojnë edhe ata që nuk janë pajisuar asnjëherë me dokumente", PD depoziton ndryshimet në Kod Zgjedhor - Gazeta Express
string(103) "te-votojne-edhe-ata-qe-nuk-jane-pajisuar-asnjehere-me-dokumente-pd-depoziton-ndryshimet-ne-kod-zgjedhor"

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2025 18:29

“Të votojnë edhe ata që nuk janë pajisuar asnjëherë me dokumente”, PD depoziton ndryshimet në Kod Zgjedhor

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2025 18:29

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend një ndryshim të ri në Kodin Zgjedhor i cili lidhet me votën e diasporës. Në draftin e hartuar nga opozita kërkohet që çdo qytetar shqiptar pavarësisht nëse i kanë skaduar apo jo dokumentet biometrike të identifikimit të ketë mundësi të votojë në zgjedhjet e 11 majit.

Në draftin e hartuar nga opozita kërkohet që çdo qytetar shqiptar pavarësisht nëse i kanë skaduar apo jo dokumentet biometrike të identifikimit të ketë mundësi të votojë në zgjedhjet e 11 majit.

Por Partia Demokratike kërkon që ligji t’u japë të drejtë të votojnë edhe ata qytetarë shqiptarë të cilët janë larguar herët nga Shqipëria e nuk janë pajisur asnjëherë me dokumentet biometrike të identifikimit.

Vetëm për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2025, dokumente të vlefshme identifikimi, me qëllim mundësimin për të votuar, zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit, do të konsiderohen: Pasaportë ose letërnjoftim, brenda afatit të vlefshmërisë të lëshuar nga vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe çdo vend tjetër”, thuhet në propozim.

Duke iu referuar raportit të ODIHR, Partia Demokratike sjell në vëmendje se janë 600 mijë qytetarë shqiptarë të cilëve iu kanë skaduar dokumentat e identifikimit dhe ata duhet të lejohen të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Nga ana tjetër, PD beson se është i lartë numri i shqiptarëve që kanë emigruar herët, që kanë lindur jashtë vendit dhe nuk janë pajisur kurrë me dokumentat biometrike, të cilët duhen lejuar të votojnë me dokumentat e shteteve ku ata sot jetojnë, p.sh. dokumentat amerikane, italiane, apo greke.

Advertisement
Advertisement
Advertisement