Goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali, 12 persona në pranga - Gazeta Express
string(73) "goditet-grupi-shqiptar-i-trafikut-te-droges-ne-itali-12-persona-ne-pranga"

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2025 18:24

Goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali, 12 persona në pranga

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2025 18:24

Një grup shqiptar që dyshohet se fusnin kokainë nga Amerika e Jugut në Europë janë goditur gjatë një operacioni të finalizuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Në total u arrestuan 12 persona, 5 prej të cilëve u kapën në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër në vende si Spanja apo Italia, ku ky grup kishte aktivitet.

Pas prangosjes së tyre, Interpol Tirana ka nisur procedurat e ekstradimit të tyre drejt Italisë, vend ku janë vënë në akuzë për trafik ndërkombëtar droge nga Gjykata e Breshias.

Konkretisht referuar të dhënave të bëra publike, ky grup dyshohet se ka trafikuar drogë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore.

Në vendin tonë pjesë e hetimeve është bërë dhe Prokuroria e Posaçme e cila ka koordinuar operacionin për kapjen e shqiptarëve të dyshuar si të përfshirë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement