Në 14 vjetorin e ngjarjes tragjike, kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin e shqipërisë Edi Rama si përgjegjës të protestës së dhunshme të 21 janarit në 2011 ku u vranë 4 protestues.
Sali Berisha akuzoi socialistët për përdorim të ngjarjes së 21 janarit , ndërsa bëri përgjegjës për drejtësinë e munguar kryeministrin Edi Rama. Ai tha se është i hapur për çdo hetim për 21 janarin.
“Mbështes çdo lloj hetimi të kësaj ngjarje, por gjithashtu deklaroj se nuk ka asgjë tjetër, vetëm për të shpëtuar përgjegjësitë e atij që organizoi protestën më të dhunshme për qëllime të pushtetit të tij, Edi Ramës”, tha Berisha. Sipas Berishës, prej 14 vitesh prokuroria ka qenë nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama dhe ai s’ka pasur mundësi të pengonte hetimin.