"Mimozës mujnë me i thanë "zdravo", Rozetën me e gjujtë me miell, Hekuranin me e kundërshtu naj veteran”, Mirena jep arsyet pse s'po flasin në tubime njerëzit e Kurtit - Gazeta Express
string(159) "mimozes-mujne-me-i-thane-zdravo-rozeten-me-e-gjujte-me-miell-hekuranin-me-e-kundershtu-naj-veteran-mirena-jep-arsyet-pse-spo-flasin-ne-tubime-njerezit-e-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2025 23:04

“Mimozës mujnë me i thanë “zdravo”, Rozetën me e gjujtë me miell, Hekuranin me e kundërshtu naj veteran”, Mirena jep arsyet pse s’po flasin në tubime njerëzit e Kurtit

Lajme

Gazeta Express

20/01/2025 23:04

Ilir Mirena, gazetar, ka thënë në “Pressing”, të T7, se Kurti e ka personalizuar fushatën.

Ai ka thënë se Kurti nuk i beson askujt, pasi e di që mund të ketë reagime nga publiku për ta.

“Nuk po ka çfarë tregon, i ka gati 5 vjet pushtet. Tash duhet me dalë me bullizu kundërshtarët, me fol palidhje”.

“Ky është ka tregon kopalla, nuk i ka dy njerëz që dalin para publikut. Kurti krejt fushatën e ka personalizu rreth vetes, sepse nuk ka njerëz tjerë. Nuk i beson kërkujt”.

“Pse nuk dalë kurrë me fol Mimoza Kusari, mundet dikush nga publiku me i tha Zdravo, dikush nga publiku Zdravo Mimozë. Pse nuk dalë Rozeta se mundet me ia fol për grurin, me ia hedh do mjell. Pse nuk dalë Hekurani me fol, se mundet me qëllu ndonjë veteran që ka thënë me disa mercenarë më lirë na kish kushtu”, ka thënë Mirena. /Gazeta Express