Alejandro Garnacho është lidhur me një kalim te Chelsea pas një periudhe të vështirë te Manchester United, dhe tifozët e “Djajve të Kuq” janë tronditur nga një postim i agjentit të tij gjatë ndeshjes Chelsea vs Wolves.
Chelsea kaloi në epërsi 1-0 ndaj Wolves në Stamford Bridge falë një goli të Tosin Adarabioyo, që fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por më pas u konfirmua nga VAR në minutën e 24-të.
Garnacho, i cili gjithashtu është një objektiv kryesor për Napolin e Antonio Contes, është përfolur për një lëvizje surprizë te “Blutë e Londrës” kohët e fundit.
Ky spekulim u shtua edhe më shumë kur agjenti i tij postoi një foto nga tribunat e Stamford Bridge gjatë ndeshjes.

Fabrizio Romano ndau imazhin në llogarinë e tij në X (ish-Twitter), duke nxitur një reagim të madh nga tifozët e United.
🚨🏟️ Alejandro Garnacho’s agent, in attendance at Stamford Bridge tonight. pic.twitter.com/pV34dtZ4po
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 20, 2025
“Nëse shkon te Chelsea, do të jetë tradhtia më e madhe ndonjëherë”, komentoi një tifoz.
“Glazers nuk ishin kaq të këqij… INEOS po shet një nga talentet tona më të mira nga akademia për të mbledhur para, pasi nuk mund të shpenzojnë asgjë nga xhepat e tyre”, shtoi një tjetër tifoz.
“Koka dhe zemra ime nuk janë gati për këtë”, shkroi një tjetër derisa komenti tjetër ishte: “Nuk e duam këtë!”
“Ky është një gabim i madh nga ana jonë, edhe një herë”, shpërtheu komentuesi i fundit.
Spekulimet për të ardhmen e Garnacho duket se kanë ndezur emocionet e tifozëve, të cilët janë të shqetësuar për mundësinë e humbjes së një prej yjeve më të mëdhenj të akademisë së klubit. /GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...