Milani raportohet se po shqyrton disa emra për të forcuar sulmin e tyre këtë janar, por sigurisht nuk do të nënshkruajë me Ferran Torres pasi sulmuesi ka deklaruar publikisht se është i përkushtuar për të ardhmen e tij te Barcelona.
24-vjeçari ishte përfshirë në listën e sulmuesve që Rossonerët po konsideronin pasi hoqën dorë nga ndjekja e Marcus Rashford të Manchester United, duke nxitur gazetarët ta pyesin për zërat e fundit të merkatos.

Ferran Torres mohon zërat për Milanin: E ardhmja ime është te Barcelona
Megjithatë, spanjolli e bëri të qartë dëshirën e tij për të qëndruar në Camp Nou, pavarësisht minutave të kufizuara të lojës.
“E ardhmja ime është këtu,” tha Ferran Torres për gazetarët gjatë një konference për shtyp përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Blaugranave kundër Benfikës.

Reprezentuesi i Spanjës ka nisur vetëm gjashtë nga 14 ndeshjet e ligës që ka luajtur këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar dy asistime, si dhe duke realizuar një dopietë vendimtare në fitoren 3-2 të Barcelonës ndaj Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve. /GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...