Chelsea në kërkim të fitores së parë këtë vit kundër Wolves, formacionet - Gazeta Express
string(71) "chelsea-ne-kerkim-te-fitores-se-pare-kete-vit-kunder-wolves-formacionet"

Gazeta Express

20/01/2025 19:51

Chelsea në kërkim të fitores së parë këtë vit kundër Wolves, formacionet

Gazeta Express

20/01/2025 19:51

Në prag të Krishtlindjeve, Chelsea ishte një nga skuadrat më në formë në Premier League, por që nga ajo kohë, forma e tyre ka pësuar një rënie të shpejtë.

Blutë nuk kanë arritur asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit në Premier League dhe kanë humbur terren të rëndësishëm në garën për titull, deri në pikën sa, pavarësisht se ishin rivalët më të afërt të Liverpool-it jo shumë kohë më parë, tani ata nuk ndodhen më as në katërshen e parë!

Tri humbje nga katër ndeshjet e fundit të Premier League kundër Wolves do të jepnin një sinjal për vazhdimin e këtij mundimi, por vlen të theksohet që Chelsea fitoi ndeshjen e kthimit në gusht t me rezultat 6-2.

Ky takim që do të zhvillohet sonte mund të ndihmojë në përpjekjen e tyre për të rikthyer fitoren, pasi ekipi i Enzo Maresca ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Premier League të luajtura të hënave në shtëpi, me katër nga ato fitore që erdhën ‘pa pësuar gol’.

Pasi fitoi dy ndeshjet e tij të para si trajner, ndikimi i Vítor Pereira-s te Wolves ka rënë pak, duke dështuar të fitojë tri ndeshjet e tij të fundit në ligë. Dy humbje të rënda 3-0 para këtij takimi do të lënë efekt te renditja në Premier Ligë, dhe Wolves nuk janë aspak jashtë rrezikut për mbijetesë, duke pasur vetëm golat e shënuar që i mbajnë jashtë tri vendeve të fundit para këtij raundi.

Këto dy humbje të rëndaqë ndodhën gjatë 2025-ës lënë Wolves në prag të një historie të padëshiruar, pasi skuadra e fundit që humbi tri ndeshjet e para të ligës në një vit kalendarik me diferencë më shumë se 3 gola ishte Nottingham Forest në vitin 1910.

Duke pasur parasysh që nuk kanë arritur ta mbajnë golin e paprekur në një ndeshje të Premier League në kryeqytet që nga shkurti i vitit 2022, duket se sulmi i tyre mund të duhet të jetë në më të mirën e tij për të marrë diçka nga ky takim.

Lojtarë për të ndjekur: Noni Madueke shënoi tre gola në fitoren 6-2 të Chelsea kundër Wolves në Molineux më herët këtë sezon, me ato tre gola që kontribuan në pesë nga gjashtë golat e tij këtë sezon. Jørgen Strand Larsen shënoi golin e tij të parë për Wolves në ndeshjen e kthimit, por asnjë nga shfaqjet e tij me gola për klubin nuk përfundoi me fitore.

Statistika e nxehtë: Wolves nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit të Premier League të luajtura të hënave. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Chelsea

Wolverhampton

Advertisement
Advertisement
Advertisement