Zyrtare: Mentor Zhdrella dorëhiqet nga pozita e Drejtorit Sportiv të Llapit, thotë për arsye personale - Gazeta Express
string(100) "zyrtare-mentor-zhdrella-dorehiqet-nga-pozita-e-drejtorit-sportiv-te-llapit-thote-per-arsye-personale"

Futboll

Gazeta Express

20/01/2025 18:06

Zyrtare: Mentor Zhdrella dorëhiqet nga pozita e Drejtorit Sportiv të Llapit, thotë për arsye personale

Futboll

Gazeta Express

20/01/2025 18:06

Mentor Zhdrella ka njoftuar zyrtarisht se i ka ndarë punët me skuadrën e Llapit

Këtë ai e ke bërë të ditur me anë të një postimi që ka bërë në rrjetet sociale.

“Dua t’ju njoftoj se sot, më 20 janar 2025, kam vendosur të largohem nga posti i Drejtorit Sportiv të KF Llapi për arsye personale”, ka shkruar ai.

“Gjatë këtij një viti e gjysmë, kam dhënë maksimumin për të kontribuar në drejtimin e klubit dhe për ta mbajtur atë në rrugën e duhur drejt përmbushjes së objektivave. Ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, por edhe me momente të veçanta dhe suksese të arritura që do t’i kujtoj gjithmonë me krenari’.

“Dua të falënderoj nga zemra bordin e klubit dhe Presidentin Beqir Batatina për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Një falënderim i veçantë shkon për stafin teknik, të udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina, si dhe për të gjithë pjesëtarët e stafit të klubit për bashkëpunimin dhe përkushtimin që treguan gjatë kësaj periudhe”, ka vazhduar ai në statusin e tij.

“Mbi të gjitha, falënderoj secilin futbollist të KF Llapi për përpjekjet dhe përkushtimin e tyre në fushë. Ju, futbollistët, jeni krenaria e vërtetë e këtij klubi, dhe unë jam krenar që pata mundësinë të punoj me ju”.

“Kjo përvojë si Drejtor Sportiv ishte e para për mua, dhe ajo jo vetëm që do të mbetet e paharrueshme, por do të jetë një bazë e fortë për të ardhmen time profesionale. Kam mësuar shumë dhe jam i sigurt se këto mësime do të më ndihmojnë në çdo hap të rrugëtimit tim të ardhshëm”.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, bashkëpunimin dhe momentet e paharrueshme që kemi ndarë së bashku. KF Llapi do të mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sime”, ka shkruar ai në fund të statusit të tij. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement