Memli Krasniqi falënderon qytetarët për mbështetjen që po i japin PDK-së: Më 9 shkurt do ta shënojmë fitoren e madhe - Gazeta Express
string(115) "memli-krasniqi-falenderon-qytetaret-per-mbeshtetjen-qe-po-i-japin-pdk-se-me-9-shkurt-do-ta-shenojme-fitoren-e-madhe"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2025 14:56

Memli Krasniqi falënderon qytetarët për mbështetjen që po i japin PDK-së: Më 9 shkurt do ta shënojmë fitoren e madhe

Lajme

Gazeta Express

20/01/2025 14:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive që po i kanë dhënë PDK-së në këto 11 ditë të para të fushatës.

Krasniqi, është shprehur se kjo dëshmon që qytetarët kudo në Kosovë dhe ata në mërgatë, janë gati për t’u bashkuar në ndërtimin e një të ardhmeje të re për vendin.

“Ju falënderojmë që po besoni në vizionin tonë dhe po e mbështesni Bedri Hamzën për Kryeministër. Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen takimeve tona në komunat e tjera deri më 9 shkurt. Bashkë, atë mbrëmje, do ta shënojmë fitoren e madhe për Kosovën tonë! #PDK131 #MaMirë”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement